Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski në intervistën e tij për Kanal5 theksoi se Maqedonia pas 20 vitesh, më në fund do të ketë rezultatin e regjistrimit të popullsisë dhe do të dihet numri i popullatës që jeton në vend.
Sipas tij nuk do të ketë anulim të publikimit të të dhënave zyrtare të regjistrimi.
“Ne kemi pasur afat për përpunimin e të dhënave 6 muaj pas zbatimit të regjistrimit dhe më 30 mars përfundon afatit”, tha Simovski.
Ai shtoi se rezultatet do të publikohen dhe se opinioni e pret një gjë të tillë për 20 vjet./Telegrafi/