Telegrafi

Simovski: Regjistrimi të bëhet në prill të vitit 2021

Regjistrimi do të bëhet në prill 2021, kjo vonesë po kërkohet nga Enti Shtetërorë për Statistika për shkak të periudhës së zgjedhjeve.

“Metodologjia mbetet e njëjtë, nuk ndryshohet as koncepti, por fondet janë ende të nevojshme për të filluar përgatitjet”, tha drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i statistikave,  Apostol Somoovski pret që të ndahen 3.5 milion euro nga buxheti i vitit 2020.

Simovskit disa herë ju ka bërë apel partive politike që sa më shpejt të miratohet Ligji për regjistrimin e popullsisë ndërsa regjistrimi i popullsisë, sipas tij, është i rëndësishëm për shtetin dhe për qytetarët e vendit/Telegrafi/