Telegrafi

Simovski: Regjistrimi i popullsisë nuk ka ndikim në Listën Zgjedhore

Regjistrimi i popullsisë nuk prek asnjë pikë të Listës Zgjedhore, sepse njëra bazohet në atë se sa njerëz jetojnë për momentin në vend, ndërsa tjetra sa shtetas të Maqedonisë ka, sepse të gjithë ata që kanë atë kanë të drejtë të votojnë kudo që të ndodhen, thotë drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Regjistrimi i popullsisë nuk është i nevojshëm pa pastrimin e Listës Zgjedhore, thotë Simovski, duke shtuar se, Lista Zgjedhore i kyç të gjithë ato që kanë nënshtetësi dhe kanë mbi 18 vjet, pa marr parasysh se a jetojnë në Maqedoni apo jashtë.

Për emisionin “200” Simovski u shpreh se regjistrimi i popullsisë është vetëm statistikë, ndërsa jo e dhënë administrative, edhe pse dikush deklaron se që të ketë Listë të pastër Zgjedhore, duhet të ketë regjistrim të popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë nuk e pastron Listën Zgjedhore është theksuar gjithashtu edhe në vërejtjet e OSBE-ODHIR, e cila me vëmendje e ndoqi procesin e referendumit./Telegrafi/