Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) dje shënoi 77 vjetorin e themelimit, ndërsa gjithashtu ishte edhe Dita botërore e statistikave.
ESHS dje publikoi të dhëna të reja nga regjistrimi i popullsisë, i cili u realizua në muajin shtator të vitit të kaluar. ESHS publikoi të dhëna për shkallën e arsimimit të popullsisë.
Bëhet fjalë për grupin e popullsisë nga 15 vjeç e lartë, që do të thotë se përfshihen të rinjtë që janë ende në përqindje të shkollës së mesme, kështu që, drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, theksoi se niveli i përgjithshëm i arsimit nuk duhet të konsiderohet i ulët, por bëhet fjalë për keqinterpretim të të dhënave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shumica e njerëzve me arsim të lartë duan të shkojnë jashtë vendit. Dhe bëhet fjalë për të rinjtë sepse kush do të kërkonte dikë në moshë të vjetër?”, thotë Simovski.
Ai shtoi se mes dy regjistrimeve nuk ka dallime të mëdha sa i përket strukturës së arsimimit të popullsisë. Një pjesë e madhe e popullsisë ka të kryer vetëm arsimin fillor, por duhet pasur parasysh se sipas lëvizjes së popullsisë, në vend kanë mbetur të moshuar të cilët janë shkolluar në kohën kur arsimi i mesëm nuk ishte i detyrueshëm, siç është tani. Simovski tha se kemi problem me mungesën e popullatës së re.
Një tjetër fakt interesant nga të dhënat e djeshme që i publikoi ESHS, është se një e treta e banesave janë të pabanuara. Simovski thotë se arsye për këtë mund të jetë emigrimi, por kryesisht ka të bëjë me investimin e kursimeve të qytetarëve në patundshmëri./Telegrafi/