Telegrafi

Simovski: Ka pasur presion të madh nga Bullgaria për Regjistrimin e popullsisë në Shqipëri

Aktivitetet intensive të Bullgarisë kontribuan që një pjesë e popullsisë në Shqipëri të deklarohen si bullgarë në regjistrim, thotë drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski.

Në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, numri i bullgarëve të regjistruar është rreth 8 mijë, për dallim nga maqedonasit, të cilët janë rreth 2300 nëse merren parasysh rezultatet e regjistrimit paraprak, në vitin 2011 ishin rreth 5500 maqedonas.

“Në atë periudhë para regjistrimit kur u shpall, ka pasur një aktivitet shumë intensiv, si të them, shumë i fortë i shtetit bullgar për të agjituar, blerë, ofruar mundësi për nënshtetësi që fatkeqësisht për arsye ekonomike dhe mbi të gjitha për shkak të dëshirës për të dalë jashtë vendit dhe për të pasur një pasaportë që nuk shkakton probleme, shumë njerëz e kanë pranuar këtë sfidë. Megjithatë, për këtë nuk mund të fajësojmë shtetin e Shqipërisë. Ndoshta mund ta fajësojmë atë që ka lejuar një presion të tillë”, thotë Simovski.

Kujtojmë se sipas regjistrimit të popullsisë të publikuar nga Institutit të Statistikave të Shqipërisë në Shqipëri jetojnë 2.281 ‘Maqedonas të Veriut’, ndërsa në regjistrimin e vitit 2011 ka pasur 5512 maqedonas.

Shqipëria ka aktualisht 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë. Shifra u bë publike nga Instituti i Statistikave dhe krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2011, rezulton që shteti ka 419 mijë e 831 banorë më pak.

MPJ-ja e Maqedonisë thirri për konsultime ambasadorin në Tiranë, Danço Markovski, pasi dolën të dhënat e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, pasi MPJ-ja konsideronte se ato nuk pasqyrojnë numrin real të maqedonasve etnikë.sI