Enti Shtetëror për Statistika sot publikoi projeksionet për demografinë në vend, ku mes tjerash thuhet se ka rrezik që vendi deri në vitin 2070 të mbetet me 1.3 milionë banorë.
Kreu i ESHS-së, Apostoll Simovski thotë se kjo duhen politika për kualifikim të punëtorëve, sepse zvogëlimi i popullatës nënkupton edhe mungesë të fuqisë punëtore.
“Ne me ikjen e popullsisë humbasim potencialin e punës, ne tashmë kemi mungesë të fuqisë punëtore, tashmë importojmë fuqi punëtore. Ky proces do të ndodhë, deshëm ne apo jo. Duke e ditur që kemi nevojë për një punë të këtillë, mund të krijojmë politika se çfarë duam, duam këto profesione, ato profesione, njerëz të kësaj moshe, kështu të arsimuar dhe ngjashëm”, tha Simovski.