Site icon Telegrafi

Simovski: ESHS nuk mund të vendos për shtyrjen e regjistrimit

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski informoi sot se regjistrimi i regjistruesve të rinj po shkon mirë dhe mjaft intensivisht.

“Për këtë periudhë të shkurtër kemi mbi 1.250 kandidatë të rinj të regjistruar, dhe në testimin e ri, i cili do të jetë më 26 ose 27 gusht, do të kenë të drejtë të marrin pjesë ata që u regjistruan në konkursin e mëparshëm, por nuk erdhën testimi për çfarëdo arsye.

Pres që të kemi një numër të mjaftueshëm të kandidatëve, sepse mediat publikojnë me interes dhe intensitet më të madh, dhe me këtë mbërrijnë më shumë informacione për njerëzit”, tha Simovski.

Ai tha se ata nuk janë një institucion që mund të thotë nëse regjistrimi do të shtyhet apo jo.

“Ne kemi një ligj dhe i vetmi institucion që mund të thotë diçka të tillë është Kuvendi”, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostol Simovski, kus shtoi se si institucion në periudhën e marsit, kur ishin përgatitjet për regjistrim, thanë se ishin plotësisht të përgatitur për të./Telegrafi/

Exit mobile version