Telegrafi

Simonovski vazhdon edhe për një vit me Dritën

(Foto: FC Drita)

Sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski, e ka vazhduar edhe për një vit kontratën e tij me Dritën.

Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Gjilani duke bërë të ditur se 30-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës në edicionin e kaluar duke realizuar 18 gola në të gjitha garat.

“FC Drita dhe sulmuesi ynë, Marko Simonovski kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin +1 vjet”.

“Simonovski ka shënuar 18 gola në tri kompeticionet me klubin tonë në edicionin që lamë pas”.

“Marko Simonvski bëhet kështu sulmuesi më i suksesshëm në dekadën e fundit te FC Drita, ku brenda një edicioni arrin të shënojë 18 gola”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/