Raportohet se Valencia ka nënshkruar kontratë të re me Simone Zazan, duke përfshirë edhe një klauzolë prej 100 milionë eurove.
Sulmuesi 26 vjeçar u bashkua me klubin këtë verë, ndërsa kontrata e mban të lidhur deri më qershor të vitit 2021.
Ai ka pasur debutim fantastik dujke shënuar 10 gola në 15 ndeshje të La Ligas.
Sipas SuperDeporte, Valencia është e gatshme ta ‘bllokojë’ sulmuesin italian me një kontratë të re.
Mësohet se klauzola e largimit pritet të jetë 100 milionë euro.
Zaza kishte kaluar te Valencia nga Juventusi, ndërsa kishte qenë në huazim edhe te West Ham.
Lojtari italian kishte pësuar një rënie, pas një penalltie skandaloze të ekzekutuar ndaj Gjermanisë. /Telegrafi/