Simone Williams e cila për nëntë vite rriti flokët dhe bëri frizurën “afro”, i dhuroi asaj një titull që gjithmonë e kishte ëndërruar ta ketë, shkruan CNN.
32-vjeçarja nga Brooklyn që me profesion është dizajnere e modës, ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness me gjerësinë dhe lartësinë e frizurës afro – ku ka pranuar se flokët e saj kanë arritur larësinë prej 20 centimetra dhe gjerësinë prej 23, transmeton Telegrafi.
Williams thotë se ngado që lëviz flokët e saj tërheqin vëmendjen e të gjithëve, dhe kur e kuptoi se ka thyer rekordin nuk mund t’i besonte veshëve çfarë dëgjonin.
“Kur flokët e mia ‘fluturojnë’ të gjithë ndalen për t’i shikuar”, ka shtuar kjo vajzë e re nga Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/