Telegrafi

Simone Pepe do t’i nënshtrohet operacionit

Futbollisti italian ka luajtur vetëm në një ndeshje këtë sezon (kundër Lazios në nëntor), duke qenë se rikthimi i problemit ia ka pamundësuar që të jetë në dispozicion të skuadrës.

“Jemi duke u përpjekur që t’i zgjidhim disa probleme që kam pasur. Fatmirësisht, kam marrë mbështetjen e bashkëlojtarëve dhe tifozëve. Dua t’i falënderoj, sepse nuk do të kisha mundur të vazhdoj pa ata”.

“Shpresoj që pasi të kryhet (operacioni), do të mund t’i kthehem lojës sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë 29-vjeçari për Sky Sports Italia. /Telegrafi/