Site icon Telegrafi

Simone Inzaghi trajner i ri i Interit?

Pas ndarjes me Antonio Conte, Inter ka zgjedhur pasardhësin e tij në bankinë.

Ai do të jetë Simone Inzaghi që deri më tani me sukses ka drejtuar Lazuion.

Në opsion për Interin ishte edhe Max Allegri, i cili me shumë gjasë do të shkojë te Juventusi.

Zyrtarimi i trajnerit sipas Sky do të bëhet nesër njoftimi, ndërsa italiani do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me nëj pagë rreth 4 milionë euro në sezon.

Lajmi është konfirmuar edhe nga gazetari Fabrizio Romano, i cili ka shkruar që marrëveshja është arritur.

“Simone Inzaghi te Inter, e kryer dhe kompletuar. Ai do të jetë trajneri i ri duke e zëvendësuar Antonio Conten, ndërsa kontrata do të nënshkruhet në orët në vijim”, ka shkuar ai.

Interit sezonin që sapo lamë pas është shpallur kampion i Italisë./Telegrafi/

Exit mobile version