Site icon Telegrafi

Simone Inzaghi te Interi deri në vitin 2024

(Foto: Instagram/stevenzhang91/Inter)

Interi ka njoftuar se ia ka vazhduar zyrtarisht kontratën trajnerit Simone Inzaghi deri në qershor të vitit 2024.

Në këtë mënyrë, i ka shtuar edhe një vit në kontratën e mëparshme, e cila ishte valide për dy sezone prej momentin kur zuri vendin e Antonio Contes në verën e kaluar.

Ish-trajneri i Lazios pati një sezon mbresëlënës debutues me Nerazzurrët duke e fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë duke u kualifikuar në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve, por e humbi garën për Scudetto në javën e fundit nga rivali lokal, Milan.

Lajmi për rinovimin e trajnerit është konfirmuar përmes një videoklipi, ku shfaqet Inzaghi duke i shtrënguar duart me presidentin Steven Zhang dhe duke e nënshkruar kontratën.

Lexo po ashtu Inzaghi: Titulli nuk varet nga ne, por duhet të fitojmë dhe të presim

Është raportuar se paga e tij është përmirësuar në pesë milionë euro, por që akoma është sa gjysma e rrogës që merrte Conte. /Telegrafi/

Exit mobile version