Telegrafi

‘Simon’ telefoni i parë i zgjuar

Nuk kishte lidhje në internet, por me këtë pajisje nga IBM mund të bëheshin telefonata, të dërgoheshin fakse, të mbaheshin shënime të ndryshme dhe të shfrytëzohej kalendari.

Në 23 centimetra ekran LCD duhej të punohej me një laps të posaçëm, pasi vetëm ai mjet ishte i ndjeshëm për ekranin.

Aplikacionet që merren sot përmes internetit, në ‘Simone’ duhej të futeshin manualisht përmes të ashtuquajturave ‘kartrixh’.

Vetëm një orë ka zgjatur bateria në këtë telefon, që peshon mbi gjysmë kilogram./Telegrafi/