Telegrafi

Simon Cowell zëvendësohet nga Kelly Clarkson në “America’s Got Talent”

Simon Cowell dhe Kelly Clarkson (Foto: Gettyimages/Guliver)

Simon Cowell është zëvendësuar nga Kelly Clarkson në “America’s Got Talent”, në rolin e jurisë për talentet e rinj.

60-vjeçari është dashur që të tërhiqet nga audicioni, pasi kishte thyer shpinën gjatë testimit të një biçiklete elektrike, shkruan Mirror.

Kelly tashmë do t’i bashkohet jurisë, së bashku me Sofia Bergara, Heidi Klum dhe Howie Mandel.

Simon Cowell (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ylli i muzikës pop ka pasur eksperienca të ndryshme të kësaj natyre, ndërsa kishte qenë pjesë e “The Voice”.

Lexo po ashtu Simon Cowell shpëton për 'një centimetër', rrezikoi të paralizohej pasi ra nga biçikleta elektrike

Po ashtu, në vitin 2002 ajo ishte njëra ndër konkurrentet në po të njëjtin edicion ku tashmë është në vendin e jurisë.

Kelly Clarkson (Foto: Mike Coppola/Getty Images for CMT/Guliver)

Derisa janë duke u bërë këto ndryshime, Simon i duhet të përcjellë semi-finalen nga shtëpia, derisa gjendja e tij të përmirësohet. /Telegrafi/