Simon Cowell ka folur haptazi për betejat e tij me çështjet e shëndetit mendor dhe detajoi se si pandemia COVID-19 i përkeqësoi problemet, duke e shtyrë atë të kërkonte terapi.
Simon zbuloi se ishte në Los Angeles për serinë e re të “Britain’s Got Talent” kur u vu në panik për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Manjati televiziv theksoi se frika e vazhdueshme për t’u prekur nga sëmundja e frymëmarrjes ndezi një betejë të shëndetit mendor.
Sipas Dailymail, në një intervistë me Daily Mirror, Cowell u hap për përvojën e tij dhe tha: “Unë kam vuajtur nga depresioni gjatë viteve…por kjo ishte diçka që sapo mendova. Epo, kjo është tipari im i karakterit”.
Artisti i famshëm shtoi: “U tmerrova duke parë disa nga miqtë e mi që sëmureshin rëndë dhe një mendim ngulmoi mbi kokën time se nëse e marr, Eric dhe Lauren do të duhet të përballen gjithashtu me të”.
Ai rrëfeu se e kishte testuar veten më shumë se 100 herë dhe përfundimisht ishte kontraktuar me coronavirus.
Këngëtari nuk vuri re asnjë efekt negativ, por kuptoi se duhej të merrte hapa për të forcuar shëndetin e tij mendor. /Telegrafi/