Së fundmi ai debutoi me një ndryshim të ri në pamje, pasi humbi afro dhjetë kilogramë që kur vazhdoi një dietë të rreptë.
Dhe Simon Cowell vuri në pah fizikun e tij, ndërsa u shfaq gjysmë i zhveshur në Cabo Lucas, Meksikë, me të dashurën e tij, Lauren Silverman dhe djalin e tyre Eric, pesë vjeç, gjatë fundjavës.
59-vjeçari kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra të gjatësisë së gjurit dhe një palë syze dielli, por që ndryshimi i tij fizik vërehet dukshëm në këto imazhe.
Ai në një intervistë të tij javë më parë tha se ndryshimi i dietës ka qenë i mirë për të. “Kujtesa ime është më e mirë, ndihem më mirë, kështu që nuk e kam pasur të vështirë. Unë ende mund të pi birrë dhe për këtë jam i lumtur”, vazhdon më tej Cowell.
Megjithatë, disa njerëz besojnë se fytyra e Cowell mund të ketë pësuar kohët e fundit disa përmirësime kirurgjikale, për shkak që dukej shumë më ndryshe.
Anëtari i “America’s Got Talent” e pranoi gjatë një paraqitje në The Ellen DeGeneres Show se ai ndryshoi në mënyrë drastike dhe se kjo po e bën të ndihet më mirë. /Telegrafi/