Site icon Telegrafi

Simon Cowell vazhdon të marrë vëmendje me ndryshimet në pamje, ndërsa merr pjesë në një event për Krishtlindje

Ai shqetësoi në masë të madhe fansat së fundmi me paraqitjen e tij në ‘Royal Variety Performance’.

Dhe Simon Cowell edhe një herë dukej ‘i panjohur’ në Instagram teksa mori pjesë në një event për Krishtlindje me familjen e tij të shtunën.

Manjati i muzikës, 63 vjeç, kishte një fytyrë më të lëmuar dhe tipare të përmirësuara që mund të ishin rezultat i punës kozmetike.

Simon Cowell (Foto: Instagram)

Simonit iu bashkua e fejuara e tij, Lauren Silverman, dhe djali i tij, Eric, teksa pozonin për një foto të ëmbël familjare.

“Ne patëm një mbrëmje të mrekullueshme dhe frymëzuese këtë muaj në natën e Krishtlindjeve”, tha ai.

Lexo po ashtu I penduar për ndërhyrjet estetike në fytyrë, Simon Cowell: Dukem si një film horror

“Unë personalisht do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë mbështetur Katie dhe fondacionin e saj, nëse dëshironi ndonjë informacion të mëtejshëm se si të ndihmoni dhe të përfshiheni, ju lutemi vizitoni katiepiperfoundation.org.uk. Ju uroj të gjithëve një sezon festiv”.

Simon së fundmi zbuloi miqësinë e tij me Katie Piper dhe tha se ajo e refuzoi ofertën e tij për punë kur ai ra në kontakt pas publikimit të dokumentarit të saj.

Paraqitja e tij erdhi menjëherë pasi ngjalli një lloj shqetësimi te fansat me një dukje më ndryshe në ‘Royal Variety Performance’, e cila u realizua më 2 dhjetor dhe u transmetua në ITV të martën.

Ndërsa Simon po prezantonte fituesin e BGT Axel Blake, ai la shikuesit të hutuar nga pamja e tij, që mund të jetë rezultat i një operacioni estetik, me njërin që pyeti: “Çfarë i ka bërë vetes?”.

Producenti diskografik bëri që të ketë reagime edhe më parë me mënyrën se si është shfaqur në publik.

“Çfarë i ke bërë fytyrës?”, tha një përdorues tjetër i rrjeteve sociale.

“Simon Cowell nuk duhet të bëjë më operacione”, shtoi një tjetër.

Muaj më parë, Cowell ishte i penduar për operacionet plastike dhe në një moment theksoi se dukej si ‘një film horror’.

“Kishte një fazë ku të gjithë po i mbushnin fytyrat me këtë apo një tjetër”, tha ish-gjyqtari i “American Idol” për The Sun.

62-vjeçari mes tjerash tha se ndryshimet e tij në fytyrë i kishin dalë jashtë kontrollit.

“Ishte një fazë ku kisha shkuar pak larg. E pashë një foto time para një dite më parë dhe nuk e njoha si unë para se gjithash”, tha në intervistë. /Telegrafi/

Exit mobile version