Heidi Klum ja doli që ta përmbyll me sukses një sezon mjaft të lodhshme në spektaklin e talenteve “American Got Talent”, ku për një sezon ka gjykuar të gjithë pjesëmarrësit në rolin e saj si anëtare e jurisë.
Gjatë një nate të spektaklit, Heidi është shfaqur bashkë me producentin e njohur Simon Cowell në prapaskenat e spektaklit, ku kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë edhe disa shaka së bashku.
Ata kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale disa fotografi ku shfaqet Simon i tëri me shenja buzëkuqi nga përqafimet e Heidit.
Fotot janë komentuar mjaft shumë në rrjetet sociale./Telegrafi/