Telegrafi

Simon Cowell do të zëvendësohet përfundimisht nga Ashley Banjo në “Britain’s Got Talent”

Simon Cowell dhe Ashley Banjo (Foto: Gettyimages/Guliver)

Simon Cowell së shpejti do të zëvendësohet në pozitën e jurisë në “Britain’s Got Talent”.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi Cowell ditë më parë ishte rrëzuar nga biçikleta elektrike, e më pas kishte thyer shpinën në disa vende, shkruan Mirror.

Fillimisht ishte zgjedhur këngëtarja Kelly Clarkson për zëvendësim, por si duket përfaqësuesit kanë bërë disa ndryshime.

(Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Është Ashley Banjo, i cili fitoi famën në po të njëjtin audicion rreth vitit 2009, ku u shfaq së bashku me grupin e valltarëve ‘Diversity’.

Ani pse vite më parë ai është njëri nga konkurrentët, tashmë do të ketë rolin e njërit prej jurisë më kryesore.

(Foto: Gregg DeGuire/Getty Images/Guliver)

Derisa audicioni ende është duke vazhduar, Simon tashmë ka filluar të përmirësohet, teksa ka ndryshuar edhe rutinën ditore.

Ai për The Sun kishte thënë: “Ashley do të jetë një panelist i shkëlqyer. Ai e di fuqinë e audicionit dhe i di përgjegjësitë”.

“Britain’s Got Talent” do të shfaqet gjatë ditës së premte, ani pse pandemia coronavirus ende është aktuale në botë. /Telegrafi/