Simon Cowell si duket do të dalë kundër disa kompanive të prodhimit të biçikletave elektrike.
Një gjë e tillë ka rastisur pasi Cowell u aksidentua me po të njëjtin mjet, ndërsa ishte gati edhe të paralizohej, shkruan Daily Mail.
61-vjeçari thuhet se po shqyrton çdo veprim ligjor, që të dalë kundër kompanisë që bleu biçikletën.
Një avokat pretendoi se nëse procesi gjyqësor rezulton i suksesshëm, Simon mund të marrë rreth 10 milionë dollarë.
Ndërkohë, një ish-punonjës pretendoi se biçikleta Swind EB-01, e cila mund të arrijë deri në 60 milje në orë e ndaluar në rrugët publike në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk duhet të përdoret pa trajnim. /Telegrafi/