Simon Cowell i është dashur rreth gjashtë orë operim, pasi ra nga biçikleta e tij elektrike.
60-vjeçari pësoi pësoi një aksident të tillë është ballafaquar me probleme serioze, ndërsa po testonte mjetin gjatë ditës së djeshme (e shtunë) në Malibu.
Por, një burim i afërt i Mirror ka treguar se shpina e tij është dëmtuar mjaft shumë, ndërsa ka rrezikuar për ‘një centimetër’ të thyer palcën kurrizore.
Cowell, i cili ishte në atë moment me familjen e tij, pasi rrëzimit të tij ishte dërguar në mënyrë të menjëhershme në spital.
Një person i afërt i tij kishte thënë: “Unë i fola atij para operacioni dhe ai ishe me dhimbje të tmerrshme dhe në shok. Shpina e tij ishte e dëmtuar, por ai ishte shumë me fat”.
“Ai ra me shpinë në tokë dhe mjekët kanë thënë se ai shpëtoi për një centimetër që ta thyente shtyllën kurrizore”, shtoi ai.
Ndërkaq, Simon ka qenë duke u përgatitur për xhirimet e “America’s Got Talent”, por data për një gjë të tillë është shtyrë për shkak të shëndetit të tij. /Telegrafi/