Simon Cowell ka thyer heshtjen pasi kishte përfunduar i lënduar nga një vet-aksident në shtëpinë e tij në Malibu.
60-vjeçari gjatë ditës së djeshme (e diel) i ishte nënshtruar një operacioni që zgjati gjashtë orë, ndërsa thuhej se ishte shumë afër paralizës.
Një burim i afërt i tij kishte thënë se Simon ishte vetëm ‘një centimetër’ larg, që të thyente shtyllën kurrizore.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Cowell ka vendosur të flasë rreth asaj se çka i ka ndodhur, duke marrë kështu edhe me spotivitet.
“Një këshillë e mirë, nëse bleni një biçikletë elektrike, më parë lexoni udhëzuesin e më pas përdoreni”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Po ashtu, në të njëjtin postim ai ka falënderuar të gjithë fansat e tij, përfshirë mjekët dhe infermierët të cilët i ndihmuan. /Telegrafi/