Simon Cowell dhe Lauren Silverman janë kthyer sërish në Los Angeles, pas qëndrimit në Londër.
Çifti kaluan javë të tëra në kryeqytetin e Anglisë, së bashku me djalin e tyre Eric, shkruan Mirror.
61-vjeçari pasi doli nga aeroporti është fotografuar në makinë, derisa dritarja e hapur u mundësoi paparacëve ta fotografojnë nga afër.
Simon shihej i dërmuar nga udhëtimi, teksa shihej duke përtypur ushqim gjatë shëtitjes me makinë.
Lauren, në anën tjetër ishte e ulur pranë Simon, por që nuk vërehej mjaftueshëm për shkak të syzeve që mbante.
Sipas burimeve, dyshja po kalojnë kohën më të lumtur ndonjëherë së bashku, përfshirë edhe djalin e tyre.
Vlen të përmendet se muaj më parë Cowell pati një incident me biçikletë, ku u rrezikua edhe të paralizohej. /Telegrafi/