Simon Cowell si duket ende është duke u përballur me probleme shëndetësore.
Pasi u shtri në spital për shkak të një incidenti me biçikletë elektrike, tani ai është parë duke përdorur aparat të frymëmarrjes, shkruan Daily Mail.
61-vjeçarja ditën e djeshme (e enjte) kishte vendosur që të shijoj një darkë, së bashku me partneren Lauren Silverman.
Derisa po ktheheshin në apartamentin që po qëndrojnë në Londër, paparacit ishin afruar tek makina e tij.
Pa pritur kamera kishte shkrepur edhe aparatin e frymëmarrjes, të cilin e kishte përdorur Simon.
Produkti shpesh u përshkruhet pacientëve në spital që kanë nevojë për terapi të mushkërive.
Cowell po ashtu raportohet se ka ndaluar dietën vegane, ndërsa ka shtuar në peshë që nga incidenti. /Telegrafi/