Simon Cowell gjatë muajit gusht të këtij viti ishte përfshirë në një aksident me biçikletën e tij elektrike.
Pasi u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni, Simon i është dashur që të largohet për një kohë nga ekranet televizive, shkruan Daily Mail.
61-vjeçari po ashtu u zëvendësua në jurinë e “Britain’s Got Talent”, teksa ‘show’ duhet të vazhdonte pa të.
Ndërkaq, thuhet se Cowell do të rikthehet për herë të parë në ekranet televizive me një dhjetor të këtij viti.
Kësaj radhe ai do të ketë vetëm një paraqitje të shkurtër, pasi në anën e panelistëve do të kthehet në vitin 2021.
Deri më tani Ashley Banjo ka qenë në vendin e Simon, teksa Amnda Holden drejtonte ekipin e jurisë. /Telegrafi/