Site icon Telegrafi

Simon Cowell përgatitet të nisë “spektaklin e ri rreth makinave”, si rival me Top Gear

Prezantuesi i America’s Got Talent, Simon Cowell, me sa duket po kërkon “një talent të ri” të tij.

Sipas raportimeve ai tanimë është duke shikuar mundësinë e realizimit të një shfaqje makinash, për të rivalizuar Top Gear të BBC-së.

Kjo është sipas raporteve në shtypin britanik, të cilët pretendojnë se Cowell mendon se ai ka parë një boshllëk në treg.

“Simon ka qenë gjithmonë një fans i madh i makinave, dhe një shfaqje makinash është diçka që ai ka qenë i interesuar të bëjë”, ka thënë një burim në industrinë televizive për gazetën The Sun.

Sidoqoftë, Cowell dhe agjentët e tij ende nuk kanë konfirmuar pretendimet.

Cowell, vlerësohet të jetë me vlerë 535 milionë dollarë dhe sipas The Sun, koleksioni i tij i makinave përfshin një Rolls Royce Phantom, një Jaguar Eagle Speedster të tipit E dhe një Bugatti Veyron. /Telegrafi/

Exit mobile version