Simon Cowell ka dërguar një mesazh mbështetjeje për banorët e Los Angeles-it, pasi zjarret masive vazhdojnë të shkatërrojnë qytetin.
Dje, ai postoi një video-mesazh në Instagram, ku theksoi se ishte i shkatërruar nga situata dhe inkurajoi ata që mund të ndihmojnë, të kontribuojnë.
Zjarret kanë djegur 37,000 hektarë tokë dhe kanë shkaktuar vdekjen e 16 personave.
Gjithashtu, më shumë se 153,000 njerëz janë nën urdhra evakuimi.
Cowell, i cili ka prona në Malibu, një nga zonat më të prekura, tha se ka bërë një donacion në organizatën e Kryqit të Kuq dhe i ftoi të tjerët ta ndihmojnë situatën.
Ai shtoi: “Po ju dërgoj dashurinë dhe mbështetjen time”.
Ndërkohë, qyteti është në emergjencë shëndetësore për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, dhe mijëra njerëz janë të detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Zjarret kanë prekur gjithashtu lagje të pasura, përfshirë Brentwood dhe Encino, ku jetojnë disa të famshëm. /Telegrafi/