Simon Cowell është shtruar në spital pasi ka rënë nga biçikleta.
Moguli i mediave, 60 vjeçar, u dërgua me urgjencë në spital të shtunën pasi ra nga biçikleta e tij e re elektrike, teksa e mori atë për provë në shtëpinë e tij në Malibu, California.
“Simon ka thyer shpinën dhe do të bëhet operacion këtë mbrëmje”, ka konfirmuar përfaqësuesi i tij.
“Simon pati një rënie nga biçikleta e tij të shtunën pasdite ndërsa testoi biçikletën e re elektrike në oborrin e shtëpisë në Malibu”, shtoi ai.
“Ai lëndoi shpinën dhe u dërgua në spital. Ai po bëhet më mirë, është nën kontrollë dhe në duar të sigurta”.
Aktualisht nuk është e qartë saktësisht se çfarë lloj dëmtimi ka në shpinë, por kjo shpesh i referohet një frakture në një pjesë të shtyllës kurrizore.
Kjo përfshin një thyerje në të paktën një nga rruazat që përbëjnë kockën e pasme dhe mbrojnë palcën kurrizore.
Frakturat në shpinë shpesh mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe mund të kufizojnë ndjeshëm lëvizjen, me disa pacientë që kanë nevojë për një mbajtës mbrapa ndërsa shërohen.
Është e paqartë nëse ai do të jetë në gjendje të marrë pjesë në serinë e ardhshme të ‘Britain’s Got Talent’, por presim të shohim.
/Telegrafi/