Simon Cowell i ka dhënë fund përdorimit të biçikletave elektrike, pasi së fundmi ai ishte afër paralizimit gjatë përdorimit të një prej tyre.
Ai është duke i respektuar këshillat e partneres së tij, Lauren Silverman, e cila ka rekomanduar t’i ndalojë sportet ekstreme, shkruan Daily Mail.
60-vjeçari njihet për dashurinë që ka për makinat, ‘jet-skis’ dhe disa pajisje të tjera elektronike.
Por tashmë familja dhe shoqëria e tij e kanë paralajmëruar të mos I përdor më, pasi për shkak të tyre ai I ishte nënshtruar një operacioni gjashtë orësh.
Një burim afër familjes së tyre kishte thënë për The Sun: “Lauren nuk dëshiron që ai të përdor biçikleta të tilla, kështu që ai u pajtua me miqtë dhe familjen e tij që t’i heq qafe”.
Biçikleta elektrike, prej së cilës Simon u rrëzua, arrin shumën prej 15 mijë dollar, kurse arrin shpejtësinë deri 60km/h.
Ndërkaq, partnerja e tij është duke e vizituar atë vazhdimisht në spital, ndërsa insiston që mos kthehet në punë derisa mjekër ta konfirmojnë një gjë të tillë. /Telegrafi/