Ish- partnerja e tij, Sinitta, ka pohuar në një intervistë të re se Simon Cowell tashmë është martuar me të fejuarën e tij Lauren Silverman.
Krijuesja e hitit “So Macho”, 60 vjeçe, ishte në lidhje me manjatin e muzikës, 64 vjeç, nga 1982-1984 dhe që atëherë ata kanë mbetur miq të mirë.
Simon vazhdoi të ishte në një lidhje serioze me Lauren, 46 vjeçe, të cilës i propozoi në vitin 2021 gjatë një udhëtimi në Barbados. Ata tani kanë djalin Eric, 10 vjeç, shkruan DailyMail.
E pyetur se kur Simon po martohej në një intervistë të fundit, ajo i tha Woman Magazine: “Oh, a nuk janë martuar akoma?”
Ajo shtoi: “Nuk po them asgjë, por jam e sigurt që ata janë të martuar. Gjithsesi e quaj atë zonja Cowell, kështu që ata mund të jenë”.
Kjo vjen pasi muajin e kaluar Simon pranoi se më në fund u ndje përsëri i lumtur, pasi zbuloi se Lauren ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.
Babai i një fëmije, Simon tha se çdo gjë ndryshoi në jetën e tij në momentin kur zbuloi se po lindte një fëmijë. /Telegrafi/