Site icon Telegrafi

Simon Cowell lë pas dietën vegane, i rikthehet mishit dhe ëmbëlsirave pasi theu shpinën me biçikletë

Simon Cowell (Foto: Rachel Luna/Getty Images/Guliver)

Derisa Simon Collew është këshilluar që të largohet nga sportet e rrezikshme, tashmë ai ka ndryshuar edhe shujtën e tij ditore.

60-vjeçari që nga viti 2017 për shkak të shëndetit kishte ndjekur një diet vegane, e cila tashmë ka përfunduar, shkruan Daily Mail.

Simon pasi rrezikoi të paralizohej nga incidenti me biçikletë, ka filluar që të konsumojë mish dhe ëmbëlsira, duke lënë pas dietën.

Sipas Mirror, një burim kishte thënë: “Lauren ka qenë duke i dërguar ushqime të ndryshme në spital. Ajo përgatiste ushqimet e preferuara italiane, të cilat ai i dashuron”.

Lexo po ashtu Simon Cowell i ndalohen sportet ekstreme, pasi theu shpinën me biçikletën elektrike

“Dieta e tij është ekstremisht e shëndetshme, por nuk ka asgjë më të mirë se sa disa ushqime tradicionale”, shtoi burimi.

Në muajin maj të këtij viti, Cowell kishte treguar se ka humbur peshë të madhe, që kur filloi të sistemojë ushqimin.

Përpos kësaj, gjatë pandemisë coronavirus ai kishte përmendur se pak të vështirë ia ka bërë djali i tij, i cili dëshironte të porosiste pica. /Telegrafi/

Exit mobile version