Telegrafi

Simon Cowell largohet nga ekranet televizive për të iu përkushtuar familjes

Simon Cowell po largohet nga televizioni për të iu përkushtuar jetës private dhe familjes së tij.

Ylli i TV-së ishte prezent në ekran për dy dekade si një prej fytyrave më të njohura në televizionet britanike dhe amerikane.

Cowell, i cili ka qenë gjithmonë një gjyqtar kryesor i pranishëm në X Factor dhe Britain’s Got Talent për 17 vjet, do të zëvendësohet nga Gary Barlow për shfaqjen e tij të re ITV, Walk The Line.

Foto: NBC

62-vjeçar do të përfshihet më shumë jashtë transmetimit si producent ekzekutiv në vend që të shfaqet në ekran siç ishte planifikuar fillimisht, shkruan The Sun.

Foto: Getty Images

Pesëmbëdhjetë muaj pas operacionit kritik të shpinës pas një aksidenti në një biçikletë elektrike vitin e kaluar, ai tani dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë partneres Lauren dhe djalit Eric.

Foto: America’s Got Talent

Kjo i jep fund një epoke mahnitëse të dominimit të ekraneve televizive – por Cowell është ende i vendosur të punojë në projekte televizive në të ardhmen dhe pritet të kthehet në serinë e ardhshme të “Britain’s Got Talent”.

Foto: America’s Got Talent

“Kjo është një situatë ku unë kam vendosur se është e drejtë që unë të fokusohem në rolin tim si krijues dhe prodhues. Karriera muzikore e Gary-t është e pakrahasueshme dhe ne e njohim njëri-tjetrin prej kohësh tani – kështu që jam i kënaqur që ai po merr stafetën për mua për serinë e parë të “Walk The Line”. E di që ai do të bëjë një punë fantastike”, ka thënë Simon në një deklaratë pas lajmeve për largimin e tij. /Telegrafi/