Simon Cowell dhe Luauren Silverman së bashku me djalin e tyre Eric kanë vendosur të shëtiten me biçikleta në Los Angeles në mes të pandemisë coronavirus.
Krijuesi i X Factor kishte pranuar më parë se ishte i tmerruar nga virusi vdekjeprurës që po kaplon botën. “Kur dal me biçikletë unë mbaj gjithmonë maskë,” i kishte thënë Simon redaktorit ekzekutiv të The Sun.
Në fotografitë e publikuara nga tabloidi, Simon është mbështjellë me një maskë mbrojtëse të zezë dhe është veshur në mënyrë sportive.
Bashkëshortja e tij, Lauran Silverman, ka të veshur xhinse të bardha dhe në kokë mban një kapele bejsbolli, kurse gjashtëvjeçari përpos maskës kishte të vendosur një helmetë shumëngjyrëshe.
Simon, i cili jeton në Los Angeles me familjen e tij, ka qenë shumë i rreptë ndaj masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemise coronavirus. /Telegrafi/