Site icon Telegrafi

Simon Cowell dërgohet në spital pas aksidentit (Foto)

LIVERPOOL, ENGLAND - JUNE 20: Simon Cowell attends the first day of auditions for the X Factor at The Titanic Hotel on June 20, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Anthony Devlin/Getty Images)

Simon Cowell u dërgua në spital të premten pas një aksidenti në shtëpinë e tij në Londër.

58-vjeçari amerikan, themelues i spektakleve të njohura “Got Talent” dhe “X Factor U.K”, njëherësh edhe gjyqtar në këtë të fundit dhe ish-gjyqtar në “Amerikan Idol” u pa duke u ngarkuar në një ambulancë në një barelë atë mëngjes, ndërsa mbante një qafore përreth qafës së tij, shkrua revista People, transmeton Telegrafi.

Simon Cowell. (Getty Images)

“Ishte një mëngjes i frikshëm, ishte shumë herët dhe Simon po zbriste shkallët e tij për të marrë një qumësht të nxehtë, sepse ai nuk mund të fle”, thotë një burim për The Sun. “Ai u ligështua dhe mendohet të ketë rënë poshtë shkallëve”.

Një burim i mëvonshëm i tha të përditshmes “E! “lajmin se Cowell u lirua nga spitali.

Reputacioni i Cowell nuk ka konfirmuar natyrën e aksidentit të personalitetit televiziv apo shkallën e dëmtimit të tij.

(Getty Images)

Cowell, i cili u ngrit në famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i një nga tre gjyqtarët në “American Idol”, jeton në Londër me partneren Lauren Silverman dhe djalin Eric, 3 vjeç. Është e paqartë nëse ata ishin me të në kohën e aksidentit të tij.

Incidenti u zhvillua një ditë para se të fillonte sezoni i parë i “X Factor U.K”, edicioni i 14-të. /Telegrafi/

Simon Cowell dhe partnerja e tij, Lauren Silverman. (Getty Images)

 

Exit mobile version