Site icon Telegrafi

Simon Cowell me cigare elektrike, në përpjekje për të lënë duhanin (Foto)

Simon Cowell ka treguar se është kthyer tek cigaret elektrike në mënyrë që ta lërë duhanin për hatër të djalit të tij të ri.

56 vjeçari po bën përpjekje maksimale për të lënë një nga veset e tij më të këqija, dhe e gjitha për shkak të djalit të tij dy vjeçar. “Ideja është që të zvogëloj numrin e cigareve në ditë” ka thënë Cowell.

Ai ka deklaruar se është i kënaqur me cigaren elektrike duke thënë që ka shije të mirë dhe është e ëmbël.

“Shoferi im ka pirë 40 cigare në ditë dhe e ka lënë duhanin komplet. Unë pi 80 cigare në ditë dhe jam në një drejtim të duhur për ta lënë. Nuk e pi para djalit tim për disa arsye”, ka shtuar ai.

Simon shpjegon se ka tentuar edhe njëherë ta lërë duhanin por ka qenë e pa suksesshme: “Kam provuar njëherë ta lë duhanin dhe gjëja e parë që kam bërë pasi kam dalë nga seanca ka qenë të ndizja një cigare”, ka përfunduar producenti i njohur./Telegrafi/

Exit mobile version