Simon Cowell javë më parë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u aksidentua me biçikletën e tij elektrike.
Por duket se 61-vjeçari nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi është parë duke provuar sporte ekstreme, shkruan Daily Mail.
Gjatë ditës së djeshme (e premte) Simon u pa në Barbados me djalin e tij, ndërsa shijonin dallgët e ujit me motor uji.
Duke mbajtur që të dy mbrojtëse, juria e “X Factor” u pa duke mbajtur edhe syze dielli.
Ai përndryshe kohëve të fundit ka qenë duke shijuar kohën e tij me familje, pasi mori pushim nga aksidenti që pati.
Theksojmë se Simon po tenton edhe të padis kompaninë ku bleu biçikletën, dhe pritet të fitojë 10 milionë dollarë.
Kjo vjen pasi ai gati sa u paralizua nga rrëshqitja nga makineria, e cila mund të arrijë deri në 60 km/h. /Telegrafi/