Site icon Telegrafi

Simmons: Kishte ndikime politike në rastin “Kleçka” e “Drenica 1 dhe 2”, EULEX-i u dha prokurorëve serbë informata për dëshmitarët

E plotësuar:  Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons gjatë raportimit të tij në Komisionin për Legjislacion, tha se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishte rasti i njohur si Kleçka dhe Drenica 1 dhe 2 – ku ishin të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ishin parë nga Brukseli si kruciale për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kërkohej dënimi i pjesëmarrësve në këtë rast, duke shtuar se “shfajësimi konsiderohej si dështim”.

Ai ka tutje ka shtuar se gjyqtarët e EULEX-it ishin mjet për të arritur objektivat politike.

Simmons gjithashtu shtoi se EULEX-i ka transferuar të dhëna në Serbi, që kishin të bënin me mizoritë e pretenduara të kryera nga serbët gjatë luftës. Ai tha se EULEX-i e dinte që Serbia nuk kishte vullnet për të hetuar dhe gjykuar këto raste.

Ai ka thënë se në vitin 2014 ka zbuluar se shumë dokumente të tilla i janë dhënë Serbisë.

Simmons ka shtuar se EULEX-i dhe Bashkimi Evropian asnjëherë nuk i kanë mohuar këto akuza, derisa ka deklaruar se i janë kundërpërgjigjur me sulme personale. /Telegrafi/

—-

Simmons: Më urdhëruan t’i dënojë disa politikanë që konsideroheshin “peshqi të mëdhenj”

Ish-kryetarit të asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Simmons përmes një video-lidhje ka raportuar për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet te dëshmitarët, rapoton Ekonomia Online.

Simmons tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”, duke i dënuar.

“Më kanë thënë se misioni ka synuar të largojë nga jeta politike persona që quheshin peshqit të mëdhenj. Më thanë se presin të shohin gjykatësit e EULEX-it t’i dënojnë ata.Nëse ju vendosni të hapni një hetim të plotë, unë dua t’ju ofroj detaje të plota të rasteve kur ka pasur ndërhyrje në hetime”, tha Simmons.

Ish-kryegjykatësi i EULEX-it tha se kishte ndërhyrje edhe në e-mailet e tij.

Simmons shtoi se EULEX-i dhe BE-ja i janë përgjigjur me sulme personale ndaj pretendimeve të tij lidhur me skandalet për korrupsion.

“EULEX-i dhe BE-ja asnjëherë nuk i kanë mohuar akuzat që i kam bërë për korrupsion ndaj tyre, por më janë kundërpërgjigjur duke bërë sulme personale ndaj meje”, ka thënë ai.

Se do të raportojë para deputetëve e kishte konfirmuar vetë Simmons.

Exit mobile version