Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në urimin e tij, politikani nga pakica serbe në Kosova thotë se në rrethanat që po jetohet kërkohet më shumë mirëkuptim si dhe respektim ndaj njëri – tjetrit, njofton Klan Kosova.
“Festat gjithnjë na kanë ftuar për paqe dhe tolerancë mes tjerash”, ka thënë Simiq.