Telegrafi

Simeone u largua me shpejtësi nga fusha – tifozët e Man Utd e gjuajtën me gjësende gjatë hyrjes në tunel

Atletico Madridi ka arritur ta eliminojë Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja në “Old Trafford” u mbyll 1-0 për spanjollët, ndërsa përballja e parë ishte mbyllur baras 1-1.

Diego Pablo Simeone u largua me shpejtësi nga fusha pas fishkëllimës së fundit dhe një pjesë e tifozëve të Manchester United hodhën gjësende drejt trajnerit të Atlético Madrid.

Trajneri argjentinas ishte nisur me vrap drejt tunelit dhe disa objekte shkuan drejt tij duke e goditur kokën dhe trupin e Simeones.

Atij iu desh t’i shmangte disa prej tyre rrugës për në tunelin e “Old Trafford”. /Telegrafi/