Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka lansuar një sulm ndaj futbollistit të shpallur si më i miri në botë, Cristiano Ronaldo.
Atletico është kritikuar për performanca të dobëta në fitoret e fundit dhe Simeone ka pasur një fjalë të shkurt në përgjigje të kësaj kritike.
Ai ka thënë se vetëm rezultatet vlejnë dhe për këtë dëshmi është edhe ai që e fitoi Topin e Artë.
“A keni ende dyshime se rezultatet janë gjëja më e rëndësishme? Shikoni se kush e ka fituar Topin e Artë”, u shpreh Simeone kur u pyet nëse vetëm rezultati vlen pavarësisht performancës.
Simeone nuk e ka shprehur asnjëherë admirimin e tij për Messin teksa së fundmi tha se i Griezmann për këtë vit e meritoi Topin e Artë. /Telegrafi/