Diego Simeone thuhet se po e mendon largimin nga Atletico Madridi me të përfunduar ky sezon.
Trajneri argjentinas ka disa vite që është në krye të Los Rojiblancos, por koha e tij në Wanda Metropolitano mund të marrë fund në verën e vitit 2020.
Marca raporton se Simeone dëshiron ta drejtojë një tjetër skuadër, e që nga aty të tentojnë të fitojë Ligën e Kampionëve.
Madje raportohet se bordi i Atletico Madridit nuk janë më të impresionuar nga puna e tij dhe kjo mund të bëjë që t’i ndajnë rrugët.
Arsenali thuhet se po e ndjekë nga afër situatën e tij dhe mund të tentojë ta marrë atë në fund të këtij sezoni.
Por, në garë për Simeonen raportohet të jetë edhe Evertoni, mirëpo The Gunners po i prijnë dukshëm garës. /Telegrafi/