Telegrafi

Simeone sërish flet për të ardhmen e tij

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka rihapur spekulimet mbi planet e tij afatgjata.

Argjentinasi është trajneri më me jetë gjatë në La Liga, dhe thuhet se është më i paguari në futbollin botëror, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në qershor 2024.

Simeone e ka ringjallur Atleticon që kur mori drejtimin e klubit në vitin 2011, duke i kthyer ata në sfidues të vërtetë krahas  dominimit të Real Madridit dhe Barcelonës .

Lexo po ashtu Diego Simeone lë të kuptohet se mund të largohet nga Atletico Madridi pas 12 vitesh me klubin

Nën drejtimin e tij, Atletico ka fituar dy tituj të ligës, në 2014 dhe 2021, me të parën që vjen si fitorja e parë e ligës që nga viti 1996.

Krahas lavdisë vendase, ai fitoi gjithashtu dy tituj të Ligës së Evropës, në 2012 dhe 2018, dhe humbi dy herë nga Los Blancos në finalet e Ligës së Kampionëve, në 2014 dhe 2016.

Megjithatë, koha e tij në Madrid po i vjen fundi, pasi ka ngecur në një zgjatje të kontratës dhe 52-vjeçari mund të joshet nga një sfidë e re diku tjetër.

Lexo po ashtu Deklaratat e Simeones lënë pikëpyetje për të ardhmen e tij te Atletico Madridi

“Ne jemi të trishtuar që nuk jemi ende në Kupë dhe Ligën e Kampionëve, por unë jam i qetë dhe kjo është më e mira që një person mund të kërkojë”, ka thënë ai.

“Që kur erdha në klub, kam dhënë gjithçka. Do të jap gjithmonë gjithçka, deri në ditën e fundit që jam këtu”.

“Më kanë mbetur edhe një vit e gjysmë nga kontrata ime dhe do të jap gjithçka deri në ditën e fundit dhe jam shumë i emocionuar për këtë”, vazhdoi ai. /Telegrafi/