Diego Simeone insiston se fokusi i tij është në përplasjen e La Ligas, ku Atletico Madridit luan ndaj Malagas të shtunën, më tepër se një të ardhme në Ligën Premier.
Duke shkëlqyer si trajner në Vicente Calderon, Simeone ka qenë rregullisht i lidhur me një kalim në Angli, në sezonet e fundit, por deri më tani ka qëndruar i angazhuar me skuadrën spanjolle.
Edhe pse thashethemet vazhdojnë, argjentinasi nuk do të shpërqendrohet, pasi dëshiron të rikthehet me Atleticon pas humbjes nga Sevilla.
“Unë jam duke menduar vetëm për Malagan. Ju do të përpiqeni për të më bërë mua të flas për ligën angleze, por nuk e di të ardhmen dhe çfarë do të ndodhë”, ka thënë Simeone në konferencën për shtyp, përcjell Telegrafi.
“Është një kampionat konkurrues, por ajo që unë jam duke menduar tani është vetëm ndeshja e nesërme ndaj Malagas”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/