Site icon Telegrafi

Simeone po e transferon te Atletico sulmuesin që befasoi të gjithë sezonin e kaluar

Atletico Madrid i është ofruar një shtysë e madhe transferuese në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Niclas Fullkrug.

Los Rojiblancos thuhet se e kanë nxjerrë në pah reprezentuesin gjerman si një kandidat për të mbushur boshllëkun sulmues të lënë nga largimet verore të Alvaro Morata dhe Memphis Depay.

Pasi u lidh me opsionet në La Liga, Atletico Madrid nuk është i gatshëm të paguajë një çmim të fryrë dhe Fulkrug ka dalë në radarin e tyre.

Skuadra e Bundesligës thuhet se po kërkon një tarifë prej 30 milionë euro për 31-vjeçarin me kontratën e tij deri në vitin 2026.

Fullkrug ka rrëmbyer shansin e tij në skenën e madhe, pasi iu bashkua Dortmundit verën e kaluar, me 15 gola në të gjitha kompeticionet teksa humbën ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, u pyet për mundësinë e një shitjeje dhe ai pranoi se klubi është i mbipopulluar me sulmues përpara sezonit 2024/25.

Lexo po ashtu Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

“Vitin e kaluar kishim tre sulmues. Ndoshta diçka do të ndodhë në këtë pozicion”, sipas citimeve të Diario AS.

“Mund të mos jetë optimale të fillohet sezoni me katër sulmues, ne jemi të vetëdijshëm për këtë”.

Dortmundi gjithashtu ka përfunduar një marrëveshje për objektivin e mëparshëm të Atletico Madrid, Serhou Guirassy për të ofruar konkurrencë në sulmin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version