Telegrafi

Simeone: Për tifozët e Atleticos, është nder të jesh në një gjysmëfinale tjetër evropiane  

Diego Simeone ka folur pas kualifikimit të Atletico Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Atletico Madrid është mposhtur minimalisht 1-0 nga skuadra portugeze, Sporting, por arritën kualifikimin falë rezultatit të mirë në ndeshjen e parë dhe kjo arritje e bën të lumtur trajnerin Simeone.

“Nuk prisja asgjë tjetër nga ndeshja. Në ditët tona, asgjë nuk është e lehtë”, ka thënë fillimisht Simeone pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Edhe Marseille e Atletico Madridi sigurojnë kualifikimin, kompletohen katër gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës

“Sportingu është një rival i madh. Ne mund të kishim shënuar dy gola, por në fund kemi vuajtur për t’u kualifikuar për një tjetër gjysmëfinale evropiane”.

“Ne jemi shumë të lumtur, sepse edhe një herë, ekipi tregoi veten”.

Atletico Madrid ka mundësi reale për ta fituar trofeun (Foto: Atletico Madrid/Twitter)

“Lucas dhe Costa u lënduan dhe ekipi vazhdoi të luante me një numër të madh përpjekjesh”.

Së fundi, trajneri argjentinas është i lumtur që skuadra e tij ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

“Për tifozët e Atleticos, është një nder të jesh në një gjysmëfinale tjetër evropiane”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/