Diego Simeone ka folur pas kualifikimit të Atletico Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Atletico Madrid është mposhtur minimalisht 1-0 nga skuadra portugeze, Sporting, por arritën kualifikimin falë rezultatit të mirë në ndeshjen e parë dhe kjo arritje e bën të lumtur trajnerin Simeone.
“Nuk prisja asgjë tjetër nga ndeshja. Në ditët tona, asgjë nuk është e lehtë”, ka thënë fillimisht Simeone pas ndeshjes.
“Sportingu është një rival i madh. Ne mund të kishim shënuar dy gola, por në fund kemi vuajtur për t’u kualifikuar për një tjetër gjysmëfinale evropiane”.
“Ne jemi shumë të lumtur, sepse edhe një herë, ekipi tregoi veten”.
“Lucas dhe Costa u lënduan dhe ekipi vazhdoi të luante me një numër të madh përpjekjesh”.
Së fundi, trajneri argjentinas është i lumtur që skuadra e tij ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
“Për tifozët e Atleticos, është një nder të jesh në një gjysmëfinale tjetër evropiane”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/