Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, thotë se përkundër dënimit për të mos transferuar deri në janar, ai ka një plan për të forcuar ekipin.
Atletico ka një dënim nga UEFA për mos transferim deri në janar të këtij viti pas paqartësive për transferim të talentëve të rinj.
Dhe, Simeone thotë se ai si zgjidhje e sheh forcimin e esencës aktuale të ekipit.
“Pa transferime, ne duhet ët forcojmë bazën e ekipit. Costa nuk është lojtari jonë, ajo që na intereson janë tri pikët ndaj Gironas”.
“Ne jemi të motivuar dhe e dimë se çka duhet të bëjmë. Tri ndeshjet si mysafir nuk na pengojnë, janë të mirë se ardhura”, u shpreh Simeone. /Telegrafi/