Telegrafi

Simeone: Në futboll do të vazhdoj të rrezikoj

Klubi rus, Rubin Kazan, e dyfishoi epërsinë për 2-0 në fund të takimit në Vicente Calderon për t’ia vështirësuar spanjollëve kualifikimin, krejt kjo pasi Simeone urdhëroi portierin Sergio Asenjo që të shkonte në sulm pas një korneri.

“Futbolli është lojë e rreziqeve dhe deri në momentin që do të vazhdojmë të luajmë ne do t’i bëjmë ato”.

“Vendimi dhe përgjegjësitë janë të miat. Unë e kam ndjerë se ishte fundi i ndeshjes dhe se me rezultat 1-1 ne do të ishim më pranë kualifikimit”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/