Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij duke parashikuar një sfidë të dytë shumë interesante.
Los Rojiblancos fituan me rezultat 1-0 kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që sfida kthyese zhvillohet në Allianz Arena.
Ai ka thënë se ndeshja kthyese do të ofrojë lojë shumë e bukur, duke qenë se edhe skuadra rivale ka shumë opsione në fazën ofensive.
Sipas tij, çdo zëvendësim që bëjnë bavarezët, është akoma më i mirë se lojtari që ia lëshon vendin.
Strategu argjentinas i ka lëvduar lojtarët e tij për lojën e bukur, e sidomos golashënuesin Saul. /Telegrafi/